Kosova
Pas tentimit të nëntë të dështuar, Kuvendi i Kosovës del me njoftim zyrtar

Kuvendi i Kosovës sot ka ndërprerë për herë të nëntë seancën konstituive.
Pas këtij tentimi, përmes një njoftimi zyrtar është “përmbledhur” se në fillim të seancës kryesuesi Avni Dehari tha se pas disa dështimeve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, konkretisht paragrafin 124, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë apo i çfarëdo forme tjetër, bazuar edhe në Rregulloren e punës së Kuvendit dhe me qëllim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimin e Kuvendit është votimi në mënyrë të fshehtë, me fletëvotime fizike.
Tutje kryesuesi ka ftuar subjektet politike që të propozojnë nga një deputet për anëtar të komisionit të votimit.
Nga Lëvizja Vetëvendosje u propozua deputeti Hekuran Murati, ndërsa përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës serbe kundërshtuan këtë mënyrë të votimit dhe për rrjedhojë nuk propozuan anëtarë të komisionit. Nga KDTP u propozua deputetja Fidan Jilta, ndërsa kryesuesi Dehari lexoi edhe emrat e përfaqësuesve të subjekteve të tjera politike nga komunitetet jo shumicë, përkatësisht deputetëve Elbert Krasniqi, Emilija Rexhepi, Nenad Rashiq, Rasim Demiri, Veton Berisha, Duda Balje, Artan Asllani, Adem Hoxha dhe Albert Kinolli, transmeton albinfo.ch.
Pas procedurës së votimit për përbërjen e komisionit, kryesuesi Dehari konstatoi se 55 deputetët kanë votuar për, një kundër, ndërsa nuk ka abstenuar asnjë.
Si rrjedhojë, seanca u ndërpre, teksa do të vazhdojë të shtunën, më 3 maj, me fillim nga ora 10:00.
E-Diaspora
-
Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë Në zgjedhjet e 11 majit, diaspora shqiptare mori pjesë për herë të parë duke votuar me...
-
Dr. Fatime Imeri në krye të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
Jeta në Zvicër
-
Lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Rregullat e reja zvicerane mund të kufizojnë imigracionin nga BE-ja, dhe një çift holandez pa miq,...
-
Komuna malore zvicerane evakuohet pjesërisht për shkak të kërcënimit nga rrëshqitjet e dheut
-
Kur ka të drejtë qiradhënësi juaj zviceran t’ju nxjerrë nga shtëpia?
-
Çfarë është “certifikata familjare” e Zvicrës dhe kush duhet ta ketë atë?
-
Hotelet në Zvicër me bilanc pozitiv