Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja Fillimisht ishin arrestuar djali i saj (51), nusja e saj (48) dhe nipi i saj (27).... -
E drejta e votës për të huajt: Një debat qytetar përballë sfidave të stigmatizimit -
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë -
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Autobusët e rinj elektrikë në Bern dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët Shoferët dhe pasagjerët e autobusëve elektrikë të rinj që operojnë në Bern dhe Schaffhausen po ankohen... -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara -
Nismë në Valis për kufizimin e primeve të sigurimit shëndetësor në 10% të të ardhurave -
Zvicër: Shëndeti mendor i të rinjve nën presion të ri











