Integrimi
Pasaniku gjerman dështon të adoptojë kosovarin 36 vjeçar
Shpresat afaristit Christoph Gail që Krishtlindjen ta festojë në një rreth të vërtetë familjar, kanë marrë fund. Gjykata ia ka refuzuar kërkesën për birësim të kosovarit 36 vjeçar
Gjykata e Lartë e Landit në Frankfurt ka hedhur poshtë kërkesën e një biznesmeni gjerman për adoptimin (birësimin) e një kosovari të rritur (36) vjeçar si djalë të tij. Ai dëshironte që pas adoptimit t`ia linte kosovarit në trashëgim edhe pasurinë. Krahas procesit gjyqësor në të cilin pasaniku gjerman ka dështuar, në Parlamentin e landit Hessen është duke u shqyrtar një peticion lidhur me rastin.
Shpresat afaristit Christoph Gail (kështu quhet gjermani) që Krishtlindjen ta festojë në një rreth të vërtetë familjar, kanë marrë fund. Gjykata ia ka refuzuar kërkesën për birësim të Musa Limanit, kosovarit 36 vjeçar. Në diskutimin e bërë me gjyqtaren gjatë seancës në fund të tetorit ai nuk kishte arritur ta bindte atë se në mes tij dhe Musait ishte krijuar një lidhje e vërtetë prind-fëmijë.
Pasi që cilësia e marrëdhënies është vendimtare për një adoptim të personave të rritur, ka pasur mjaft kritere të cilat kjo marrëdhënie nuk i ka plotësuar. Trashëgimia ose nevoja e dikujt për zgjidhjen e problemeve si i huaj, në vetvete nuk mjaftojnë për të legalizuar një marrëdhënie të tillë. Fakti se Musa Limani jeton tash rreth dy vjet në shtëpinë e Christoph Gail në Dillenburg, po ashtu nuk ka qenë i mjaftueshëm për gjykatën si indikacion, shkruan Frankfurter Rundschau. Njësoj jobindës është paraqitur vlerësimi i bërë nga një notar, i cili e ka protokoluar kërkesën për adoptim dhe për të cilin raporti baba-djalë në mes të dy personave të përmendur ka qenë i besueshëm.
Musa Limani ka ardhur në Gjermani nga Kosova para pesë vitesh. Babai i tij biologjik kishte punuar në Gjermani në vitet `80 dhe kishte vdekur para 12 vitesh. Para pesë vitesh Limani qe martuar me një gjermane dhe përmes kësaj martese kishte fituar lejen e qëndrimit me bazë bashkimin familjar. Martesa ka qëndruar vetëm 2 vjet e gjysmë ndërsa tri vjet kanë qenë të domosdoshme për të fituar Musai lejen e rregullt të qëndrimit.
Ai ishte njoftuar me “babain” e tij të pretenduar pas ndarjes nga gruaja gjermane dhe këtu kishte filluar miqësia në mes tyre. Christoph Gail nuk ka fëmijë, ai jeton në një partneritet të rregullt homoseksual dhe ka nevojë urgjente për ndihmë në firmën e tij. Fjala është për një firmë e cila në gjithë Evropën shet mobile dhe objekte e gjësende tjera për fushat e golfit.
Ai e kishte prezantuar kosovarin para klientëve të tij si trashëgimtar ndërsa nga fundi i nëntorit e kishte regjistruar edhe në regjistrin e firmave si udhëheqës të saj me të drejtë nënshkrimi. “Më nevojitet urgjentisht”, thotë Gail, duke llogaritur me siguri të plotë se do të ketë sukses me adoptimin.
Ai është i vendosur për t`i shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore që Musa Limani të mbetet me të. Aktualisht pritet një vendim lidhur me ankesën që Limani ka bërë kundër qarkut ku jeton (Lahn-Dill) për kërcënim me dëbim dhe për refuzim të vazhdimit të lejes së qëndrimit. Veç kësaj ende është duke rrjedhur procedura e një peticioni në Parlamentin e Landit të Hesenit lidhur me rastin. Limani mund të qëndrojë në Gjermani gjatë kohës deri sa të merret një vendim për të, ndonëse afati që kishte për të lëshuar Gjermaninë i ka përfudnuar të hënën e kaluar. Vendimi i Parlamentit nuk merret para fillimit të janarit të vitit 2015.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë Kapiteni i Zvicrës vlerëson forcën mendore të skuadrës pas kualifikimit historik në çerekfinale dhe tani fokusin... -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror -
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë!












