Lajme

Pasaporta zvicerane u jepet kryesisht njerëzve me kualifikim të lartë

Ky trend është i vërtetë në gjithë Zvicrën, sipas Walter Leimgruber, kreu i Komisionit Federal të Migracionit, përcjell albinfo.ch.

“Procedura e natyralizimit është bërë më e lehtë për njerëzit me kualifikim të lartë, ndërkohë që pengesat tani janë më të larta se më parë për ata më pak të arsimuar”, tha ai në një intervistë për transmetuesin publik SRF.

Leimgruber shtoi se kjo mënyrë e dhënies së shtetësisë “çon në një shoqëri me dy klasa. Disa emigrantë kanë gjetur se shtetësia mbetet e paarritshme dhe ata duken të padëshiruar. Rezultati është dorëheqja dhe indiferenca ndaj çështjeve që ne si shoqëri në këtë vend duhet t’i trajtojmë së bashku”.