Lajme
Pasaportat anti-Covid vlejnë vetëm për vaksinat e aprovuara në Evropë
Të ashtuquajturat “pasaporta vaksine” do t’u jepen vetëm qytetarëve, të cilët vaksinohen me vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Ky propozim do të paraqitet për miratim më 17 mars.
Kjo për shkak se vaksinimet nga ndërmarrjet e paaprovuara nuk do të mbulohen nga klauzola e përgjegjësisë së BE-së dhe kontrolli i cilësisë.
Ylva Johansson, komisioner për punët e brendshme, konfirmoi detajet të premten në mbrëmje.
Paraprakisht, Euronews raportoi se komisioneri i drejtësisë i BE-së, Didier Reynders, e bëri të qartë se shtetet anëtare ishin të lira të vaksinojnë qytetarët e tyre nga produkte të tjera, por atyre nuk do t’u ndahej një certifikatë e licencuar udhëtimi, përveç nëse vaksinimi i tyre ishte kryer nga Pfizer/BioNtech, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson.
Kohëzgjatja e certifikatës dixhitale të gjelbër duhet të jetë e kufizuar deri në fund të pandemisë COVID-19, tha burimi i BE-së, duke shtuar se testet dhe karantina do të vazhdojnë të jenë mundësuesitë e lëvizjes së lirë. Kështu, vaksinimi nuk bëhet një parakusht për lëvizjen e lirë.
Certifikata e Green Pass do të jetë në dispozicion në format dixhital dhe në letër.
Reynders po synon të ndjekë shpejt propozimin në Parlamentin Evropian, duke çuar në një “instrument detyrues” për të gjitha vendet anëtare para verës.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se do të ishte teknikisht e mundur të zhvillohej një “kalim i gjelbër” brenda rreth tre muajsh, duke përdorur të dhëna që tregojnë nëse një person është vaksinuar, testuar negativ ose është imun pasi të ketë marrë sëmundjen, por që së pari duhet të zgjidhen shumë çështje politike.
Vendet e Evropës Jugore të varura nga turizmi, si Greqia, Spanja dhe Portugalia, mbështesin një sistem të tillë, por partnerët e tyre veriorë të BE-së, si Gjermania, kanë rezerva nëse certifikatat e tilla do të funksionojnë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














