Uncategorized
Pasuria e Presidentes Vjosa Osmani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në bazë të asaj që ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, duket se pasuria e saj dhe ajo në pronësi të bashkëshortit nuk është edhe aq e vogël.
Në listën e pasurive të paluajtshme e para e shtetit ka deklaruar se ka një banesë, vlera e së cilës është 40 mijë euro, e që figuron si e papërfunduar, po ashtu një garazh, i cili ende është i papërfunduar me vlerë 2 mijë e 500 euro.
Osmani-Sadriu posedon edhe një parcelë toke, vlera e së cilës arrin në 38 mijë euro.
Deputetja ka deklaruar edhe pasurinë që është pronësi e bashkëshortit të saj, transmeton Telegrafi.
Dy shtëpi, një banesë dhe një garazh janë deklaruar si pronë e bashkëshortit, ndërkaq një parcelë toke e kontraktuar është deklaruar si pasuri e përbashkët e tyre.
E para e shtetit ka deklaruar edhe një veturë, si pronë e bashkëshortit me vlerë prej 7 mijë eurosh.
Detyrime financiare, Osmani i ka deklaruar se i ka 10 mijë euro, ndërkaq ka deklaruar edhe detyrime të përbashkëta financiare ndaj personave fizikë e juridikë në vlerë prej 115 mijë euro, kredi për shtëpinë e blerë në “Marigona Hill”.
Presidentja ka deklaruar se në bankë ka para të gatshme 6 mijë e 226 euro dhe 6 mijë 175 dollarë.
Ndërkaq bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ka 10 mijë e 731 euro para të gatshme, shkruan Telegrafi.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër