Shqipëria
Pasuria nënujore në Shqipëri mund të plaçkitet
Arkeologët kanë paralajmëruar se kjo pasuri e madhe e zbulimeve të ndodhura në pjesën jugore të vendit, afër kufirit me Greqinë, mund të jetë lehtësisht e shkatërrueshme nga keqbërësit, grabitësit dhe kërkuesit e thesareve
Një grup kërkuesish kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare që të krijojnë një muze për të ruajtur dhe ekspozuar qindra-mijëra artefakte romake dhe greke dhe relike antike që gjenden në fund të detit pak të eksploruar të vendit, shkruan “rainews.it”.
Gjatë një konference kushtuar arkeologjinë nënujore, arkeologët kanë paralajmëruar se kjo pasuri e madhe e zbulimeve të ndodhura në pjesën jugore të vendit, afër kufirit me Greqinë, mund të jetë lehtësisht e shkatërrueshme nga keqbërësit, grabitësit dhe kërkuesit e thesareve, transmeton “ATSH”.
James Goold, presidenti i RPM Fondacioni Nautical, me seli në Florida, ka deklaruar se objektet datojnë që prej shekullit VIII para Krishtit deri në Luftën e Dytë Botërore dhe mund të jenë atraksione të mëdha turistike nëse vlerësohen siç duhet.
L’RPM Goold (institut kërkimesh italo-shqiptar) ka evidentuar në det të hapur, nga kufiri i Greqisë deri në Gjirin e Vlorës, më së paku 22 relike, që nga Antikiteti në Luftën e Dytë Botërore dhe qindra amfora, përcjell albinfo.ch.
Këto vazo prej balte janë të gjata dhe të ngushta dhe përdoreshin për të transportuar vajin e ullirit dhe të verës përgjatë rrugëve tregtare ndërmjet Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, ku Shqipëria (Iliria) ishte në mes.
“Ka ardhur momenti të ndërtohet një muze për turistët shqiptarë dhe të huaj. Shumë amfora ndoshta janë tashmë të trafikuara, shumë prej tyre i shohim si dekorime nëpër restorantet përgjatë detit. Shqipëria është duke u përpjekur të mbrojë dhe kapitalizojë pasurinë e saj”, theksoi arkeologu Neritan Ceka.
“Mbërritja e anijes së kërkimeve Hercules RPM, 11 vjet më parë, ka qenë një revolucion i vërtetë”, tha Ceka, duke lavdëruar punën e profesionistëve nënujorë dhe modulin e telekomanduar që përdoret për kërkime.
RPM është një institut bashkëpunimi italo-shqiptar, i vetmi i këtij lloji kërkimesh në Shqipëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












