Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në Berlin: Agona Shporta prezanton “ Hape Portën ” në koncertin e Kino Kosova Film Festival në Bernë Vokaliste dhe aranzhuese Agona Shporta sjell albumin e saj debutues Hape Portën (2024), një rikrijim i...
-
Skema e kriptomashtrimit, kosovarja mashton 24 austriakë
-
Kosovari kapet duke vozitur 181 km/orë në kantonin e Lucernës
-
Shqipe Sylejmani prezanton librin e ri: një homazh për gratë dhe historinë tonë
-
Pfadi hap dyert për fëmijët me prejardhje migrante në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
SNB: Zvicra mund të shmangë deflacionin Zvicra ka të ngjarë të parandalojë deflacionin pavarësisht pasigurive tarifore me të cilat përballet ekonomia e...
-
Kulmi i motit të keq në Zvicër pritet për sot
-
Appenzellerland me tarifa drastike parkimi kundër turizmit të tepërt
-
Në fund të vitit 2024, popullsia rezidente në Zvicër tejkaloi 9 milionë
-
Tuneli i Mont Blanc do të mbyllet nga muaji i ardhshëm deri në Krishtlindje