Kultura
Pavarësia e Shqipërisë në amfiteatrin e Universitetit të Gjenevës
Më 19-20 tetor shkencëtarë dhe personalitete shqiptare e zvicerane me peshë paraqesin mendimet e tyre për historinë e Shqipërisë
Më 19 dhe 20 tetor, në ambientet e Universitetit të Gjenevës do të mbahet një konferencë e rëndësishme e karakterit shkencor dhe që ka për qëllim shënimin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Një mori personalitetesh e hulumtues shqiptarë dhe zviceranë mblidhen gjatë javës që vjen në Universitetin e Gjenevës për të debatuar rreth historiografisë së shtetit shqiptar si dhe të shqiptarëve.
Përpos karakterit informues për Shqipërinë si vend evropian jo aq shumë i njohur, dhe atë përpos prezencës së rreth 200 mijë shqiptarëve në Zvicër, seminari synon të njohë publikun për lidhjet që karakterizojnë Shqipërinë dhe Zvicrën.
Hapjen e konferencës e bëjnë Yvana Enzler, ambasadore e Zvicrës në Shqipëri dhe Mehmet Elezi, ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Ndër emrat e njohur shkencëtarë nga Shqipëria marrin pjesë Muzafer Korkuti, Neritan Ceka, Pëllumb Xhufi, Fatos Kongoli, kurse nga Zvicra paraqiten po ashtu hulumtues shqiptaro-zviceranë të gjeneratave të reja që janë dëshmuar me qasjet e tyre bashkëkohore mbi çështjen e shtetësisë si dhe të kombit shqiptar.
Iniciativa në fjalë kishte lindur që nga fillimi i vitit të kaluar, kur profesori i Universitetit të Gjenevës, Jean-Paul Descoeudres, kishte ndërmarrë një aksion për t’i mobilizuar resurset intelektuale shqiptare, por edhe ato zvicerane, me qëllim të realizimit të suksesshëm të një evenimenti të tillë shkencor.
Organizatorët kanë sakrifikuar dhjetëra vikende për të mundësuar elaborimin e programit, por edhe mbledhjen e mjeteve për ta konkretizuar idenë.
Në realitet, ky eveniment është një pjesë e dëshirës së shprehur nga prof. Descoudres dhe kolegë të tij, me qëllim që me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë të shpallet park me interes kombëtar rezerva natyrore e Orikum-it.
Kjo ide meriton mbështetje të autoriteteve politike dhe intelektuale shqiptare, pasi që siç dihet, viteve të fundit ambienti në Shqipëri ka vuajtur nga zhvillimi urban i hovshëm dhe jo gjithmonë i planifikuar.
Ligjëratat mbahet në frengjisht dhe hyrja është falas.
Për më shumë, lexoni këtu programin në fjalë. “Journées culturelles” et Programmes
E-Diaspora
-
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër Më 6 qershor 2026, në Bern të Zvicrës do të mbahet konferenca “Innovation & Leadership Conference... -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’u heqë privilegjet veturave elektrike Disa kantone si Cyrih përjashtojnë plotësisht veturat elektrike nga taksa e automjeteve, ndërsa të tjera ofrojnë... -
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027 -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë













