Kosova
“Pavijoni i verdhë”, një zë për rikthimin e hapësirave publike në Prishtinë
Me qëllim që të inkurajojë rikthimin e hapësirave publike te qytetarët, në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë gjatë ditës së djeshme është vendosur intervenimi urban “Pavijoni i verdhë”, shkruan albinfo.ch.
Siç duket, ky pavijon ka ringjallur një hapësirë publike të munguar për banorët e kryeqytetit. Disa fëmijë kanë zgjedhur luhajat për argëtim, të tjerë fushën e improvizuar të basketbollit, e ca të tjerë kanë zgjedhur të ulen e të pushojnë në këtë pavijon.

Disa qytetarë, për albinfo.ch janë shprehur të lumtur për këtë intervenim dhe kanë thënë se do të donin që të qëndronte më gjatë.
Kurse nga Qendra Multimedia kanë njoftuar se gjatë javës në këtë pavijon do të kenë vend aktivitete të ndryshme.
Ky projekt përkrahet nga programi Kultura për Ndryshim që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut.

E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane Sipas Stefan Meierhans, "dallimet midis kantoneve janë shumë të mëdha". Ato variojnë nga 630 franga në... -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme













