Kosova
PDK-ja kërkon rinumërim
Pretendon se një numër votash u kanë shkuar subjekteve të tjera
Partia Demokratike e Kosovës, dje pasdite, ka dorëzuar një ankesë në PZAP, për arsye se pretendon që kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave, shkruan Gazeta Express.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Mul Desku, kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Sipas tij, në PZAP dje pasdite PDK-ja ka dorëzuar një ankesë, me anë të së cilës po pretendon se kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave, por nuk ka dhënë ndonjë detaj se çfarë ka kërkuar saktësisht PDK-ja përmes asaj ankese.
“Jemi në dijeni se dje ka ardhur një ankesë nga ky subjekt politik. Deri më tash kaq mund të them, nuk kemi asnjë informacion rreth pretendimeve të ankesës së kësaj partie”, ka thënë Desku për Express.
Sipas tij, tashmë PZAP-i është duke u marrë me ankesën e PDK-së, megjithatë Desku thotë se nuk mund të konfirmojë asgjë nëse qëndron diçka prapa pretendimeve të PDK-së për parregullsi, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes -
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës -
Danone tërheq nga tregu disa seri qumështi për foshnje edhe në Zvicër











