Kosova
Pejë, Digjet shtëpia e një mërgimtari
Shtëpia e një mërgimtari është djegur në fshatin Kerstovc të Pejës në orët e para të së martës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, rajoni i Pejës.
Në njoftimin e policisë thuhet se policia ka ndërmarrë masat e menjëhershme pasi kishte vënë re zjarrin në një shtëpi. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin dhe nga zjarri janë djegur gjësende tekstili. Sipas fqinjëve, shtëpia ishte e pabanuar meqë pronari i shtëpisë jeton jashtë vendit.
Në njoftim theksohet se ka dyshime se ishte tentuar vepra e vjedhjes.
“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetuesit policor është vërejtur se persona të dyshuar fillimisht kishin dëmtuar dritaren dhe kishin hapur derën e hyrjes të asaj dhome dhe kanë depërtuar brenda për të kryer veprën e vjedhjes. Ende nuk dihet nëse është vjedhur diçka sepse policia është në proces të hetimit”, thuhet në njoftim,përcjell albinfo.ch.
Policia ka apeluar te të gjithë qytetarët që nuk banojnë në Kosovë, por që kanë pasuri të paluajtshme në Kosovë që të gjejnë formën e përkujdesjes së pasurisë.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












