Sport
Penalltia më e çuditshme!
Gazeta spanjolle ‘Marca’ ka shkruar se penalltia e dytë ndaj Shqipërisë ishte më e çuditshmja e vitit
Dy penalltitë dhe dy kartonët e kuq të Shqipërisë ndaj Izraelit vazhdojnë të komentohen edhe nga mediat ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
E përditshmja spanjolle “Marca”, në një postim në faqen zyrtare në internet, e ka cilësuar penalltinë e dytë si më të çuditshmen e vitit. Duke e shoqëruar bashkë me videon e situatës, media prestigjioze spanjolle shkruan:
“Ndeshja Shqipëri-Izrael përjetoi 4 minuta të rralla. Ndodhi gjithçka. Në minutën e 53-të, ndërkohë që rezultati ishte 0:1, sulmuesi izraelit Zahavi u rrëzua brenda zonës. Portieri shqiptar Berisha reagoi ndaj simulimit të tij që nuk u ndëshkua duke e goditur me kokë, çka shkaktoi karton të kuq dhe 11-metërsh.
Një humbje e qetësisë mendore që solli më pas heroizmin e Alban Hoxhës. Portieri u ngrit nga bankina dhe priti penalltinë e Zahavit. Në fund Shqipëria përfundoi duke humbur 0:3 me 2 lojtarë më pak. Çmenduri!”.
Edhe mediat italiane kanë shkruar për ndeshjen e Shqipërisë, duke kritikuar Berishën për veprimin e bërë, derisa paraqitja e Berat Gjimshitit la shumë për të dëshiruar.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres












