Shqipëria
Pensionistët italianë jo vetëm për turizëm, duan të jetojnë në Shqipëri
Shqiptarët janë shumë mikpritës sidomos me turistët, thotë çifti italian, e ndërsa vijojnë të kërkojnë shtëpinë e tyre mes Lezhës dhe Shëngjinit ku do të kalojnë pjesën tjetër të jetës
Vitet e fundit Shqipëria është kthyer jo vetëm në një destinacion turistik, por edhe i të huajve që ditët e pensionit duan t’i kalojnë në Shqipëri.
Të tillë janë Antonio dhe Elena, të cilët i takuam në Lezhë, duke kërkuar një shtëpi për të kaluar ditët e pensionit, raporton Top Channel, transmeton albinfo.ch.
Taksat e ulëta, çmimet më të lira si dhe ushqimi i ngjashëm me Italinë janë disa nga arsyet që kanë bërë që çifti italian të vendosin për të jetuar në Lezhë.
“Është hera e parë që jemi këtu, për dy arsye, e para sepse kemi arritur në një moshë që në Itali nuk jetohet më për shkak të kostos së lartë të jetesës, dhe pensioni që marrin nuk mjafton. Po kërkojmë në Shqipëri një shtëpi, sepse taksat janë më të ulëta dhe po bëjmë xhiro nëpër Shqipëri për të gjetur një vend për të jetuar. Më pëlqen shume vendi këtu, është pastër, ka rregull”, tha Elena Pinas, pensioniste nga Italia.
“Ushqimi është i ngjashëm me ushqimin në Itali, këto ditë kemi ngrënë mirë, sot kemi ngrënë shumë mirë që në Itali e ëndërrojmë një drekë si këtu në Shqipëri. Shpenzimet kryesore janë me çmime të ulëta, mund të bësh një pazar shumë të mirë. Pastaj njerëzit janë shumë mikpritës dhe të shoqërueshëm, të disponueshëm”, tha Antonio Pinas, pensionist nga Italia.
Shqiptarët janë shumë mikpritës sidomos me turistët, thotë çifti italian, e ndërsa vijojnë të kërkojnë shtëpinë e tyre mes Lezhës dhe Shëngjinit ku do të kalojnë pjesën tjetër të jetës.
“Akoma nuk e kemi vendosur se ku do te jetojmë por që të jetë afër me bregdetin. Më pëlqen toka, më pëlqen fshati jam person qe dua të kem pak hapësirë kopsht kështu kalon dhe kohën. Mua më pëlqen ky qytet, ka pak nga Peruia ime, dhe ne jemi mikpritës me turistët dhe këtë e pashe dhe këtu. E kam vënë re këto ditë që kemi qëndruar, janë të gatshëm që të të ndihmojnë kam gjetur diçka si në Peru”, tha Elena.
“Shqiptarët janë shumë të dashur, të gatshëm për të ndihmuar, se ne nuk e dimë dhe gjuhën por janë shumë të dashur, të ofrojnë direkt diçka për të pirë, kafe ndaj i falënderojmë shumë”, tha Antonio.
Deri në vitin 2023 sipas Ministrisë së Brendshme, rezultonte se 356 italianë janë rezidentë të përhershëm në Shqipëri, ndërsa më shumë se 20 mijë kanë leje qëndrimi që të punojnë dhe studiojnë në Shqipëri.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













