E-Diaspora

Pensionistja 75-vjeçare dyshohet se ka mbi 100 mijë franga borxh

Ajo nga viti 2008 ka qenë nën kujdestari, derisa ka pasur mbi 100 mijë franga borxh. 75-vjeçarja ishte nën mbikëqyrje, kurse gjithashtu ka pasur një procedurë falimentimi

Një ditë pas ngjarjes së tronditi Bazelin dhe Zvicrën, kanë filluar të dalin edhe detajet në lidhje me këtë rast, ku një grua kishte mbytur me thikë djaloshin 7-vjeçar me prejardhje nga Kosova.

Autoritetet po bëjnë dhe ekzaminimin psikik të të moshuarës. Siç shkruan ‘Blick’, pensionistja 75-vjeçare ka qenë nën kujdestarinë e autoriteteve përkatëse, ndërsa raportohet se ka mbi 100 mijë franga borxh, përcjell albinfo.ch.

Prokurorët nuk kanë dhënë shumë detaje, pasi që rasti është duke u hetuar. Dihet se ajo është shtetase zvicerane.

Ajo së paku që nga viti 2008 ka qenë nën kujdestari, ndërsa ka pasur mbi 100 mijë franga borxh. 75-vjeçarja ishte në asistencë, kurse gjithashtu ka pasur një procedurë falimentimi, shkruan tutje albinfo.ch.

Raportohet se deri në qershor të vitit 2018, pensionistja jetoi në një banesë, e cila është pak më shumë se një kilometër larg vendit të ngjarjes, derisa më pas nuk dihet se ku ka jetuar.