Futboll
Pensionohet Blerim Xhemaili, pas një karriere 20-vjetësh profesioniste
Mesfushori shqiptar sot ka zhvilluar ndeshjen e fundit pas 20-vjetësh karrierë profesioniste
Pensionohet c. Mesfushori shqiptar, i cili ka lënë gjurmë te Zvicra sot ka zhvilluar ndeshjen e fundit, shkruan albinfo.ch.
Ndodhi kjo në sfidën mes Zurichut dhe Luganos, që u fitua nga mysafirët 2:3, ku golin e parë për Luganon e shënoi Hajrizi në minutën e 18-të.
Xhemaili ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 70-të për Zurichun. U pensionua në Zurich aty ku e nisi karrierën profesioniste. Më pas kaloi në Bolton në Angli, Torino, Parma dhe Napoli në Itali për të kaluar në Galatasaray në Turqi. Për tu rikthyer më pas në Itali te Genoa dhe Bologna. Karrierën e vazhdoi në Kanada te Montreal, e më pas luajti edhe në Kinë te Shenzhen, si dhe në fund te Zurich.
Për Zvicrën luajti nga 2006 deri më 2018, ku në 69 ndeshje shënoi dhjetë gola.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?












