Lajme
Për 24 orë 6 mijë kosovarë në Shqipëri
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, rreth 6 mijë qytetarë nga Kosova kanë kaluar përmes pikës kufitare të Vërmicës për në Shqipëri.
“Përsa i përket fundjavës, brenda 24 orëve të fundit kanë kaluar nga Kosova në Shqipëri rreth 3 mijë automjete dhe 6 mijë persona. Këto janë të dhënat që kemi për 24-orëshin e fundit”, deklaroi rreshteri i policisë, Ismed Hodaj, në mesditën e së shtunës, ndërsa fluksi vazhdoi të rritej në orët në vazhdim.
Sipas Policisë së Kosovës, numri i shtetasve që kanë kaluar për në Shqipëri është më i madh në krahasim me të njëjtën periudhë të përpara një jave dhe kjo, sipas tyre, ndodh për shkak të përmirësimit të kushteve atmosferike, raporton TCH.
Pushimet në bregdetin shqiptar apo vizita tek të afërmit janë arsyet që na dhanë qytetarët që intevistuam në kufi gjatë së shtunës në mesditë, të cilët do të kalojnë fundjavën në Shqipëri.
Kosova dhe Shqipëria, prej vitesh aplikojnë sistemin me vetëm një kontroll gjatë kalimit të kufirit. Kjo bëhet për të shmangur radhët e gjata në kufi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta










