Kosova

Për Asociacionin palët flasin në Bruksel, në fund të gushtit ose fillim të shtatorit

Edhe pas diskutimeve e qëndrimeve të palëve serbe dhe kosovare, asociacioni do të diskutohet në Bruksel në fund të këtij muaji ose në fillim të shtatorit.

Kosova dhe Serbia kanë qëndrime të ndryshme se si duhet të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbë.

Njësoj edhe pritjet qytetarëve, serbë dhe atyre shqiptarë në Kosovë janë të kundërta rreth kompetencave që duhet të ketë ky Asociacion.

RTK shkruan se ka marrë se në fund të këtij muaji, përkatësisht në fillim të shtatorit palët duhet të ballafaqohen më zgjidhjen e kësaj çështjeje në Bruksel, në vendin ku dialogu i deritashëm nuk ka prodhuar shumë rezultat, përcjell Albinfo.ch.