Futboll

Për Avdijajn shfaqin interesim katër klube të mëdha, ja cilat

Sipas “Bild”, tashmë për Avdijaj kanë interesim katër klube tjera të ligës së parë hollandeze, përcjell albinfo.ch

Donis Avdijaj (22) vlente si njëri ndër talentet më të mëdha të futbollit mes shqiptarëve, kurse prej prishjes me trajnerin e FC Schalke, 22-vjeçari filloi të vuajë për gjetjen e një klubi stabil. Tashmë ai ka bërë debutimin me Willem II Tilburg, klubin holandez të ligës së parë. Sipas “Bild”, tashmë për Avdijajn kanë interesim katër klube të tjera të ligës së parë holandeze: krahas Ajax Amsterdam, janë edhe Feyenoord Rotterdam, PSV Eindhoven dhe AZ Alkmaar, përcjell albinfo.ch. Kjo tregon se pas disa vitesh vuajtje, po vijnë momente të mira për djalin nga Kosova.

Kontrata e Avdijajt me klubin e tij përfundon verës, ku deri atëherë shumë klube duhet të vendosin. Kontrata mund të prishet me gjysmë milioni euro.