Për Calmy-Rey, raportet me BE-në, “sfidë e përhershme”
Barroso: "Duhet të bëjmë përparime në mënyrë që marrëdhëniet në mes të BE-së dhe Zvicrës të vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme"
Presidentja e Zvicrës dhe mninistre e jashtme e vendit ka zhvbilluar sot një vizitë në Bruksel, në selinë e Bashkimit Evropian. Me këtë rast ajo ka pasur një drekë pune me kryetarin e Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso.
Siç bën të ditur portali i gazetës Tages Anzeiger, Barroso ka thënë se në tavolinë të bisedimeve kanë qenë një numër çështjesh të vështira dhe delikate që ngarkojnë marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe BE-së.
Duhet të bëjmë përparime në mënyrë që marrëdhëniet në mes të BE-së dhe Zvicrës të vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme siç kanë qenë deri më tani”. Por ai nuk ka konkretizuar se për përparimet në cilat çështje është fjala.
Ndërkaq presidentja Rey për marrëdhëniet Zvicër-BE ka folur si për një „sfidë të vazhdueshme”. Ajo nuk ka bërë të qartë nëse i ka sqaruar mikpritësit të saj se çfarë shpreson qeveria e Zvicrës që të ketë në kuadrin e pakos “Bilaterale 3”.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave











