Lajme

Çdo pacient që shtrohet në spitalet e Zvicrës, nuk do të testohet për Covid

Pacientët nuk testohen më në mënyrë rutinore kur shtrohen në spitale

Gjatë pandemisë, të gjithë të shtruarit në spitalet zvicerane duhej të kontrolloheshin për Covid, shkruan albinfo.ch.

Megjithatë, ekspertët e shëndetësisë nuk rekomandojnë më që të gjithë që shtrohen në spital të testohen pas pranimit; kjo procedurë duhet të administrohet vetëm për njerëzit në rrezik, sipas Swissnoso, qendra kombëtare e kompetencës për parandalimin e infeksionit.

“Me numrin e personave që janë aktualisht të infektuar, vështirë se është e mundur të parandalohen infeksionet me koronavirus në spitale”, tha presidenti i Swissnoso, Andreas Widmer.

Ai shtoi se pacientët në rrezik do të vazhdojnë të testohen për infeksion, “i cili mund të jetë shumë më i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët”. /Albinfo.ch