Lajme

Për cilën fushë shpenzon më shumë para Zvicra

Për çfarë shpenzon më shumë para Zvicra?

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë bën Qeveria zvicerane me paratë që merr nga taksat, të dhënat e publikuara të premten nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) i përgjigjen kësaj pyetjeje, përcjell albinfo.ch.

Në vitin 2021, viti i fundit për të cilin disponohen statistika, shpenzimet totale të administratave publike arritën në më shumë se 266 miliardë franga.

Nga kjo, 39 për qind janë shpenzuar për mbrojtjen sociale – kryesisht pensionet e pleqërisë si AVH/AVS.

Më pas (15.6 për qind) shkoi në arsim, e ndjekur nga ekonomia (13.4 për qind), shërbimet e përgjithshme publike (11.9 për qind) dhe shëndetësia (7.7) për qind.

Edhe pse këto shifra datojnë nga viti 2021, përqindja e shpenzimeve është pak a shumë e njëjtë nga një vit në tjetrin.