Lajme
Për herë të parë më pak se 200 të vdekur në aksidente në rrugët e Zvicrës
187 persona kanë vdekur në aksidentet që kanë ndodhur në rrugët zvicerane ndërsa 3.639 njerëz kanë pësuar lëndime të rënda
Në Zvicër gjatë vitit të kaluar ka pasur për herë të parë më pak se 200 të vdekur në fatkeqësi trafiku, shkruan sda.ch. 187 persona kanë vdekur në aksidentet që kanë ndodhur në rrugët zvicerane ndërsa 3.639 njerëz kanë pësuar lëndime të rënda, njofton Zyra Federale e Rrugëve (Astra).
Në vitin 2019 ka pasur edhe motoçiklistë që kanë pësuar lëndime më seioze se një vit më parë, transmeton albinfo.ch. 11 persona kanë humbur jetën në krahasim me 12 sa ishin në vitin 2018. 355 kanë pësuar lëndime të rënda. Një vit më parë kanë qenë 309.
Në rastin e e-biçikletave të shpejta (elektrike), të cilat mund të lëvizin me shpejtësi deri në 45 km në orë, numri i të lënduarve ka rënë nga 85 në 77. Situata ndryshon me e-bike të ngadalshme, (deri në 25 km/h), përcjell albinfo.ch. Këtu numri i viktimave është ngritur nga 236 në 2018 në 289 në vitin e fundit.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër











