Zhvillim
Për Maqedoninë, 664 milionë euro nga BE-ja
Sipas projektimeve të Komisionit Evropian, për Maqedoninë këtë vit janë të gatshme 85,7 milionë euro nga IPA-2. Për vitin e ardhshëm Maqedonia ka në dispozicion 88,9 milionë
Maqedonia do të fitojë gjithsej 664,2 milionë euro deri në vitin 2020 nga Bashkimi Evropian (BE) në suaza të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA-2), njoftojnë medait e Shkupit.
Sipas projektimeve të Komisionit Evropian, për Maqedoninë këtë vit janë të gatshme 85,7 milionë euro nga IPA-2. Për vitin e ardhshëm Maqedonia ka në dispozicion 88,9 milionë, për vitin 2016-91,6 milionë, 2017-94,9 milionë euro dhe në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2020- 303,1 milionë euro.
„Kjo ndihmë është lajm shumë i mirë për rajonin për zgjerim. Kjo do të ndihmojë në mbështetjen e këtyre vendeve me perspektivë evropiane t’i implementojnë reformat që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe do t’u ndihmojnë të përparojnë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të ndërtojnë ura me fqinjët e tyre”, theksoi komisari për zgjerim dhe politikë fqinje, Shtefan Fyle.
Nga vendet e tjera kandidate dhe kandidatët potencialë për anëtarësim në BE është paraparë që Shqipëria të fitojë 645,5 milionë euro deri në vitin 2020, Mali i Zi – 270,5 milionë euro, Serbia 1,5 miliard euro dhe Turqia 4, 45 miliardë. Për të gjitha këto vende, përfshirë edhe Maqedoninë, janë paraparë edhe 2,95 miliardë euro për aktivitetet e tyre në sferat, si informacionet dhe komunikimet, revizioni, monitorimi dhe evaluimi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej












