Kosova
Për mungesë të Kartonit të Gjelbër, bashkatdhetarët po plaçkiten
Çështja e Kartonit të Gjelbër është bërë biznes goxha i madh për kompanitë e sigurimeve, sepse e kanë bërë të vetmin produkt mbi të cilin ato fitojnë, konsideron deputeti Naser Osmani
Në vitin 2016 vlera e remitencave të pranuara ka qenë 691 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 3.8 për qind. Kështu ka deklaruar ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti gjatë raportimit para Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me raportin e punës së BQK-së për vitit 2016.
Anëtari i komisionit, Naser Osmani ka thënë se BQK dhe institucionet e Kosovës nuk kanë përkushtim dhe iniciativë për të zgjidhur një herë e përgjithmonë çështjen e Kartonit të Gjelbër dhe të mos plaçkiten bashkatdhetarët tanë dhe mos të lavdërohet BQK me këtë shumë të madhe të rezistencave.
“Çështja e Kartonit të Gjelbër është bërë biznes goxha i madh për kompanitë e sigurimeve, sepse e kanë bërë të vetmin produkt mbi të cilin ato fitojnë. BQK faktikisht ka një lloj përgjegjësie të mbikëqyrjes, por konsideroj se është jashtëzakonisht e pa drejtë, sepse edhe që po lavdërohemi me remitenca nga bashkatdhetarët tanë, mos ta quaj plaçkë se është fjalë e rëndë, ne megjithatë i shfrytëzojmë, sepse asnjëherë nuk kemi arrit që atyre njerëzve me iu bë zgjidhje me këtë neglizhencë”, deklaroi ai.
Prandaj ai pyet se pse BQK nuk ka mundur ta zgjidhë çështja e Kartonit të Gjelbër, derisa ka arritur ta zgjidhë kodin bankar ndërkombëtar
Ud. i Guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehemti iu është përgjigjur deputetëve se nuk janë duke qëndruar duarkryq për çështjen e Kartonit të Gjelbër. Sepse, sipas tij, janë duke shqyrtuar mundësinë që të veprohet sikur me rastin e kontrollit të hapësirës së lartë të Kosovës.
“Është bërë aplikimi në vitin 2011 për me u bërë anëtare e Këshillit të Byrove, mirëpo në fund është thënë që nuk mund të bëhet Kosova anëtare përderisa nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Por, po them se aq sa na takon neve, nuk kemi qëndruar duar kryq, duke u nisur prej faktit se unë personalisht kam qenë në Slloveni dhe jemi munduar që përmes këtij shteti ose kroatëve ta bëjmë Kartonin e gjelbër, ashtu siç është vepruar me hapësirën e lartë të Kosovës që është bërë përmes një kompanie hungareze”.
“Mirëpo, në këtë rast na duhet edhe përkrahja e Qeverisë, sepse sllovenët janë pajtuar që këtë ta bëjnë për ne, mirëpo kërkojnë një garanci prej shtetit… shpresoj se kjo do të ndodhë në ditët vijim”, theksoi Mehmeti.
Deputeti Enver Hoti nga Nisma, duke thënë se kjo vonesë po ndodhë që 17 vjet dhe sa herë të raporton BQK në Kuvend përsëritet e njëjta gjë për rastin e Kartonin e gjelbër. Po ashtu gjatë raportimit Mehmeti nga BQK ka thënë se parashikimi i normës së rritjes ekonomike sipas tij për këtë vit është 4.4 për qind, transmeton KP.
E-Diaspora
-
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén Vepra e autorit suedez u prezantua para një audience të gjerë, ndërsa libri është përkthyer në... -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar















