Shqipëria

Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare

RisiAlbania është projekt i Qeverisë Zvicerane që financohet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim SDC

RisiAlbania është një projekt inovativ që synon krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mundësive për punësim, për vajzat dhe djemtë e moshës 15-29 vjeç, në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Projekti mbështet mundësitë për punësim përmes zhvillimit të sektorit privat, përmes shërbimeve të ndërmjetësimit dhe këshillimit të karrierës si dhe zhvillimit të aftësive të të rinjve përmes të nxënit joformal.

RisiAlbania është projekt i Qeverisë Zvicerane që financohet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim SDC dhe zbatohet nga Helvetas dhe Partnerët – Shqipëri në partneritet me zyrën e Zv.kryeministrit të Qeverisë Shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Faza 1

RisiAlbania krijoi gjatë fazës së parë 1,060 vende të reja pune si rezultat i ndikimit të drejtpërdrejtë në sektorin privat, 49.7% e të cilave mbahen nga gratë. Nëse shtojmë ndikimin indirekt, numri i vendeve të reja të punës vlerësohet në 2,048. RisiAlbania ka mbështetur 7,020 vajza dhe djem të rinj të gjejnë punë përmes shërbimeve të ndërmjetësimit mes seektorit public dhe privat (54% e të cilave janë gra).

Faza 2

Krijimi i 1,600 vende të reja pune përmes zhvillimit të sektorit privat në agribiznes, turizëm dhe ICT. Krijimi i 3,000 ndërmjetësimeve të vendeve të punës, duke përmirësuar aksesin në dhërbimet dhe informacionin e tregut të punës si dhe duke lidhur sipërmarrjet private me punëkërkues të kualifikuar

RisiAlbania bashkëpunon me sipërmarrje private, vendase dhe të huaja për të nxitur zgjidhje inovative që krijojnë vende të reja pune. Risi lehtëson krijimin e partneriteteve mes sektorit publik dhe privat, duke i mbështetur për të adresuar së bashku pengesat për rritje. Projekti punon në tre fusha: agribiznes, turizëm dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit, TIK, të cilat kanë mundësi të shumta për të krijuar vende pune për të rinjtë, duke u përqëndruar në përmirësimin e shërbimeve të biznesit, klimën e biznesit dhe tërheqjen e investitorëve të huaj dhe investimeve të diasporës. Në agribiznes, RisiAlbania synon të krijojë vende të reja pune përmes prezantimit më të mirë të biznesit në tregjet vendase dhe të huaja. Projekti punon me aktorët përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës, kryesisht në disa nënsektorë me vlerë të lartë si bimët aromatike dhe mjekësore dhe frutat e perimet. Për këtë, projekti po mbështet fusha si menaxhimi cilësor, performanca sipas kërkesave të tregut, bashkëpunimin dhe lidhjen mes partnerëve si për shembull përmes klasterave.

Risi mbështet ofruesit privatë të shërbimeve të trajnimeve jo-formale të diversifikojnë ofertën e tyre për trajnim më mënyrë që ti përgjigjen kërkesës në rritje për punonjës të rinj të kualifikuar dhe të pajisur me aftësi në fushat e agribiznes, turizëm dhe ITC përmes:

  • Ofrimit të kurseve që kërkohen nga këto industri,
  • Hartimit dhe testimit të programeve inovative, mjeteve dhe metodologjive të mësimdhënies që ofrojnë mundësi për vende të reja pune cilësore.

Në të dy këto drejtime, Risi po kërkon dhe zbulon së bashku me ofruesit privatë të shërbimeve mënyra të reja të financimit dhe modele biznesi që sigurojnë të ardhmen e institucioneve, duke garantuar në të njëjtën kohë që të jenë tërheqëse dhe me buxhete të kufizuara për klientët e tyre, që më së shumti janë të rinj, të papunë, kryesisht gra dhe emigrantë.

Çështjet gjinore dhe përfshirja sociale

Të sigurojmë përfshirjen sociale të të rinjve vulnerabël dhe të margjinalizuar në tregun e punës është në fokusin e çdo ndërhyrjeje të RisiAlbania. Ne punojmë që të gjithë individët, pavarësisht vendndodhjes gjeografike, gjinisë, etnisë apo rrethanave të tjera të përfitojnë plotësisht nga ndërhyrjet tona direkte dhe efekti i tyre indirekt.