Kosova
Për pak vjet, numri i ushtarëve të FSK-së është dyfishuar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se numri i ushtarëve të FSK-së përgjatë mandatit të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti është dyfishuar, përcjell albinfo.ch.
Gjatë raportimit të tij para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ministri është pyetur për numrin aktual të ushtarëve të FSK-së.
“4,008 (është numri i ushtarëve). Është rritur për më shumë se 2,200 (që nga fillimi i mandatit). Është dyfishim”, tha Maqedonci.
Ai po ashtu tha se gjatë viteve 2021 – 2023 janë shpenzuar rreth 249 milionë euro për blerje të sistemit të armatimit.
“Ne jemi furnizuar me uniforma, furnizojmë ushtarët gjatë gjithë periudhës. Aktualisht kemi vonesë në furnizim me çizme”, tha ndër të tjera ministri.
Gjithashtu, ministri Ejup Maqedonci gjatë raportimit në Komision ka thënë se që nga viti 2015 e deri më tani për dhjetë herë radhazi janë nënshkruar kontrata emergjente për ushqim për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me situatë të njëjtë, ku kontrata për ushqim për FSK-në përfundoi, kjo Ministri u përball edhe gjatë këtij muaji.
Ushtarakët e Kosovës aktualisht janë duke u ushqyer nga kuzhinierët e Qendrës Studentore dhe nga ata të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














