Lajme
Për shkak të motit, shtyhet fillimi i Gjysmëvjetorit të Dytë
Ky vendim është marrë për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marrë sot vendim për shtyrjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë. Sipas këtij vendimi, shkollat e vazhdojnë pushimin dimëror deri më 16 janar 2017.
Ky vendim është marrë për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në ditët në vijim do të njoftojë Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit, thuhet në komunikatën e MASHT.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













