Uncategorized
Për të udhëtuar drejt BE-së, duhet t’i keni parasysh këto rregulla
Rregullat e reja për të udhëtuar drejt BE-së
Është bërë e ditur se Bashkimi Evropian ka rënë zyrtarisht dakord për një seri rekomandimesh që do të lejojnë udhëtarët nga jashtë bllokut të vizitojnë vendet e BE-së, disa muaj pasi ajo mbylli kufijtë e saj të jashtëm në përgjigje të shpërthimit të Covid-19, shkruan BBC.
Lista e 14 vendeve nuk përfshin Shtetet e Bashkuara, shkalla e tanishme e infeksionit të Covid-19 nuk i plotëson kriteret e përcaktuara nga BE që SHBA të konsiderohet një “vend i sigurt”.
Sipas kësaj, thuhet se kriteret kërkojnë që rastet e konfirmuara me Covid në vendet të jenë të ngjashme ose më poshtë se ato të BE-së për 100,000 qytetarë gjatë 14 ditëve të mëparshme (duke filluar nga 15 qershor).
Vendet gjithashtu duhet të kenë një prirje të qëndrueshme ose në rënie të rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme, ndërsa BE do të marrë në konsideratë se çfarë masash po ndërmarrin vendet, siç janë gjurmimi i kontakteve dhe sa të besueshme janë të dhënat e secilit komb.
Rekomandimet pritet të hyjnë në fuqi më 1 gusht, megjithatë mbetet kompetencë e vendeve anëtare të vendosin saktësisht se si do ta zbatojnë çdo ndryshim në politikën kufitare.
Cilat vende janë në listë?
Vendet që do të përfshihen janë: Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji.
Kina, nga ku e ka origjinën virusi, nuk është në listën fillestare prej 14 vendeve, por BE është e gatshme ta vendosë atë në atë listë nëse qeveria kineze lejon qytetarët e BE-së të hyjnë në kufijtë e saj. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër












