Kosova
Për zgjedhjet e 22 tetorit, certifikohen 91 subjekte politike
Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka në zgjedhjet e 22 tetorit garojnë gjithsej 7080 kandidat për kuvende komunale dhe kandidatë për kryetar të komunave
Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar 91 subjekte politike për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovës. Nga këto subjekte, 35 janë parti politike, një është koalicion, 30 janë iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, derisa lexoi të gjithë kandidatët për kryetar të komunave dhe listën për kandidat për kuvende tha se rekomandohet që të gjitha për certifikim.
Afati për ankesa fillon nga ora 16:00 edhe kur bëhet publikimi i listave në web faqe dhe zgjatë 24 orë.
“Lista e subjekteve politike për zgjedhjet lokale të cilat kanë aplikuar për certifikim janë këto si në vijim: LDK me 899 kandidat për kuvende komunale dhe me 28 kandidatë për kryetar komune; PDK 967 për kuvende, 30 kandidat kryetar komune; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 853 kandidatë për kuvende, 25 kandidatë për kryetar komune; Lëvizja Vetëvendosje 874 për kuvende dhe 26 për kryetar komune; Aleanca Kosova e Re me 528 kandidatë për kuvende, 16 për kryetarë komune; Nisma për Kosovën, 695 kandidatë për kuvende 22 për kryetarë komune…. “,tha Daka.
Sipas kryetares së KQZ-së, në zgjedhjet e 22 tetorit garojnë gjithsej 7080 kandidat për kuvende komunale dhe kandidatë për kryetar të komunave.
“Këto janë pra të gjithë ata që kanë kaluar dhe verifikimet e nevojshme dhe sipas rekomandimit të zyrës rekomandohen për certifikim të zgjedhjeve lokale”, deklaroi Daka.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














