Lajme
Përfitimet shëndetësore nga noti
Sidomos në stinën e verës është koha ideale për t’u relaksuar dhe për të forcuar muskujt e këmbëve dhe krahëve. Mirëpo, edhe në sezone të tjera në ambientet përkatëse, zgjidhje ideale është sporti i notit.
Noti është një mënyrë efektive për të përmirësuar dhe për të mbajtur trupin tuaj në formë, pavarësisht moshës.
Notarët e të gjitha moshave kanë më pak rrezik të preken nga sëmundjet kardiovaskulare, sipas një studimi. Avantazhi i parë i këtij sporti është se ai mund të ushtrohet në çdo moshë.
Përfitimet nga ushtrimi i sportit të notit:
Forcon muskujt: për të siguruar kontrollin e lëvizjes dhe mbajtjen e trupit në ujë, të gjithë muskujt janë të detyruar të punojnë.
Ashtu si sportet e tjera, noti favorizon pompimin e gjakut tek këmbët falë tkurrjes / relaksimit të muskujve. Por shtoni pozicionimin horizontal, freskinë dhe presionin e ujit për të përtharë edemat në këmbë.
Së pari, ajo angazhon të gjithë muskujt tuaj dhe i zgjat ato. Së dyti, sporti i notit çon në një shpenzim të konsiderueshëm të energjisë (200-600 kcal/orë). Së treti, ai mobilizon rezervat yndyrore pas rreth 40 min. Një palestër e vërtetë për t’u dobësuar!
Forcon sistemin kardio-respirator. Ai forcon muskujt e zemrës dhe rrit kapacitetin e mushkërive.
Noti forcon nyjet.
Noti zhvillon koordinimin. Noti është një sport teknik, me një kombinim lëvizës të këmbëve / duarve dhe frymëmarrje / frymënxjerrje dhe mbi të gjitha noti të relakson.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














