Lajme

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil

Kafeja për një numër të madh personash është zgjedhja e parë e mëngjesit. Por, ekspertët këshillojnë një mënyrë alternative më të shëndetshme për të filluar ditën.

Çaji jeshil konsiderohet si zgjedhja ideale, pasi lidhet me funksionin e përmirësuar të trurit, humbjen e peshës dhe rritjen e energjisë. Njëkohësisht, ai njihet për efektet e tij pozitive në lëkurë dhe flokë.

Pirja e çajit jeshil është një mënyrë e shkëlqyeshme për detoksifikimin e trupit. Antioksidantët e lartë që gjenden aty ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë.

2. Përmirëson funksionin e trurit

Pirja e çajit jeshil rrit funksionin e trurit, për shkak të përmbajtjes së kafeinës. Edhe pse sasia e kafeinës nuk është e lartë, ajo është e mjaftueshme për t’iu dhënë energjinë e duhur. Gjithashtu konsumimi i tij lidhet me përmirësimin e humorit dhe ndikon në rritjen e produktivitetit.

3. Ndihmon në humbjen e peshës

Çaji jeshil mund të ndihmojë në humbjen e peshës, ndihmon në djegien e kalorive dhe rregullon metabolizmin. Mënyra më e mirë për të pasur rezultate efektive është të zvendësoni  lëngjet e frutave dhe pijet me gaz me çaj jeshil.

4. Ul rreziqet e disa llojeve të kancerit

Çaji jeshil ka në përbërje të tij një numër të madh antioksidantësh dhe, sipas ekspertëve, konsumimi  i tij ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe prostatës.

5. Ul kolesterolin

Studimet kanë sugjeruar që çaji jeshil mund të ulë kolesterolin LDL dhe trigliceridet, duke ulur në mënyrë efektive rrezikun e një sulmi në zemër ose goditjeje në tru.