Shkurt.ch
Performancë kundër iniciativës, me artistë dhe me dele
Sot në mesditë në Cyrih është mbajtur një aktivitet demonstrues kundër iniciativës për zbatimin e dëbimit të kriminelëve të huaj. Si pjesë e aksionit ka qenë performanca në të cilën brenda një gardhi të improvizuar janë grumbulluar një kope delesh, të bardha e të zeza.
Delet në këtë rast janë përdorur simbolikisht për të ironizuar me pllakatin e njohur të SVP-së, ku delet e bardha e nxjerrin jashtë një dele të zezë, si ilustrim për iniciativën e dëbimit.
Aksioni i cili është iniciuar përmes rrjeteve sociale, është zhvuilluar në Helvetiaplatz dhe në të kanë marrë pjesë edhe këngëtarë, në mesin e të cilëve reperi i njohur Greis, këngëtari Faber etj.
Disa medie e kontestojnë sjelljen e deleve në qytet dhe sjellin dilema nëse ato duhet të jenë objekt i mbrojtjes së shoqatave që merren me mbrojtjen e kafshëve. Por organizatorët sigurojnë se këto dele nuk dëmtohen nga ky prezantim, pasi që janë mësuar të jetojnë në ambient me njerëz.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë Drithëra, fruta, bagëti… Ndërsa kulmi i valës së të nxehtit pritet në mes të javës, profesionistët... -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare











