Integrimi
Përfundimtare: Filloreta nuk dëbohet në Kosovë
Gjykata Administrative ka vendosur që Filloreta ka të drejtë përfundimisht të vazhdojë qëndrimin në Austri, gjegjësisht nuk do të dëbohet në Kosovë
Pas përpjekjeve që zgjatën shumë, shqiptarja nga Kosova, Filloreta Paluca, 16 vjeçe më në fund fiton të drejtën për të mbetur në Austri. Rasti i saj kishte bërë jehonë të madhe në mediet austriake, në shkurt të këtij viti, kur ajo qe arrestuar në mes të rrugës dhe ishte dërguar në polici me pranga në duar, shrkuan heute.at.
Kjo kishte ndodhur, përkundër faktit se ajo, siç shkruajanë gazetat austriake, ishte e integruar në mënyrë të përsosur në Austri, ku jetonte me të ëmën dhe motrën, transmeton albinfo.ch. Filloreta kishte mbaruar dy zanate (kualifikime), si kuzhiniere dhe si kameriere, në Timelkam, qarku Vöcklabruck.
Thomas Eder dhe familja e tij, për të shpëtuar Filloretën nga dëbimi kishte vendosur madje që të bënte adoptimin e vajzës. Pas kësaj ka pasur shumë lëvizje lidhur me statusin e qëndrimit të vajzës 16 vjeçe në Austri, shkruan albinfo.ch. Fillimisht ajo, sipas autoriteteve, duhej patjetër të riatdhesohej në Kosovë, atje ku tashmë ishin dëbuar babai dhe vëllai i saj 19 vjeçar. Pastaj në maj të këtioj viti Gjykata Adeministratve e kishte stopuar dëbimin, por vendimi ishte i përkohshëm dhe me kusht.
Ndërsa sot, mund të thuhet se është përfundimtare: Gjykata Administrative ka vendosur që Filloreta ka të drejtë përfundimisht të vazhdojë qëndrimin në Austri, gjegjësisht nuk do të dëbohet në Kosovë. Ky vendim, sipas gjykatës, është marrë duke pasur konsideratë për “të mirën e fëmijës” dhe duke marrë parasysh se Filloreta tashmë “ka humbur çdo qasje me Kosovën, transmeton albinfo.ch. Me fjalë tjera: ajo ndihet në Austri si në shtëpi të saj”.
Ajo jeton me motrën dhe të ëmën në Timelkamm dhe vazhdon shkoillimin. Ndërkohë edhe nëna e Filloretës ka premtime për një vend pune. Vazhdimi i lejes së qëndrimit vlen edhe për nënën dhe motrën e Filloretës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












