Lajme
Përfundoi festivali i filmit “Tri net Film Fest”
Në tri net të këtij festivali, i cili këtë vit kishte edicionin e tij të dytë, u shfaqën gjithsej 11 filma të shkurtër, të autorëve shqiptarë dhe zviceranë

Festivali “Tri net Film Fest” u zhvillua në Kino Pathé në Spreitenbach, nën organizimin e Studios “Aktrimi”, producentit Enis Shaqiri dhe regjisorit Ben Apolloni, ndërkaq albinfo.ch ishte sponsor medial i këtij festivali.
Në tri net të këtij festivali u shfaqën gjithsej 11 filma të shkurtër të autorëve shqiptarë dhe zviceranë.
Festivali zgjoi një interesim të madh tek artdashësit, sidomos në mbrëmjen e fundit.
Në mbrëmjen e fundit të festivalit, u shfaqën katër filma të metrazhit të shkurtër: NJË FËMIJË, nga Bekim Guri; CADILLAC DHE MANAFERRA, nga Suela Bako; SKENDERI, nga Sabri Pajaziti dhe NINULLË, nga Adrian Asllani.
Të gjithë filmat u ndoqën me interesim nga publiku dhe në fund, sikurse dhe në mbrëmjet tjera, përveç certifikatave të pjesëmarrjes për autorët e filmave, u bë edhe një prezantim e bashkëbisedim me ta nga moderatorët Xheneta Zuzaku dhe Ramadan Morina.
Kështu, Bekim Guri, Sabri Pajaziti dhe Adrian Asllani (Suela Bako nuk ishte e pranishme), patën një bashkëbisedim me publikun ku ata shpalosën edhe një njëherë motivet për të xhiruar filmat e tyre, rrugëtimin e filmit etj. Këtij bashkëbisedimi iu bashkëngjit edhe aktori Avni Dalipi i cili ka luajtur rolin kryesor në filmin Ninullë të Adrian Asllanit, film ky i cili së fundmi ka fituar tre çmime në festivalin e filmit “Zuger Filmtage” në Zug të Zvicrës.
Pas kësaj, në një nga lokalet e afërta, ishte e organizuar edhe “After Party” ku në shoqërimin e këngëtarit Bexhet Sallai të pranishmit u argëtuan me këngë, valle e dolli.
E-Diaspora
-
“Bild”: Kujdes, Shqipëria kërkon t’i vjedhë Gjermanisë një super-talent Suksesi i fundit i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare me kualifikimin në Euro 2024, u ka dhënë...
-
Numarics nga Kosova, në garë me kompanitë evropiane për ‘Startup of the year’, ja si mund ta votoni
-
Rita Ora do të udhëheqë një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në ‘Times Square’
-
Si rrodhi dita e parë e deputetit Alijaj në Parlamentin e Zvicrës
-
Marigona Qerkezi nominohet si një nga dhjetë yjet më të mira të “Operawire 2023”
Jeta në Zvicër
-
Substancat kimike gjenden në pothuajse gjysmën e mostrave të ujit të rubinetit në Zvicër Uji zviceran dihet se është i pastër dhe i sigurt për t’u pirë, por mbetjet...
-
Zvicra me 10 milionë banorë më 2030, por qiratë do të rriten edhe më shumë
-
Numarics nga Kosova, në garë me kompanitë evropiane për ‘Startup of the year’, ja si mund ta votoni
-
3 në 4 punëtorë në Zvicër duan të ndryshojnë punën
-
5 stacionet e trenave më pak miqësorë me pasagjerët janë në Gjermani