Shkurt.ch
Përfundon misioni i shpëtimit të refugjatëve në det
Më shumë se një vit kanë patrulluar anijet e marinës italiane dhe gardës kufitare në Mesdhe. Gjatë kësaj kohe rreth 120 mijë refugjatë u shpëtuan, qindra kontrabandues u arrestuan
Qeveria e Italisë ka njoftuar për fundin e misionit “Mare nostrum”, i cili ka zgjatur për më shumë se një vit programi i ndihmës dhe i shpëtimit të refugjatëve në Mesdhe. Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano, njoftoi se vendi i tij do të vazhdojë misionin e ri të BE-së “Triton”. Misioni do të fillojë zyrtarisht të shtunën nën monitorimin e agjencisë së BE-së Frontex.
“Ne, për fat të keq, nuk kemi mundur t’i shpëtojmë të gjithë migrantët“, tha ministri italian, Alfano.
Sipas organizatave të refugjatëve, vitin e kaluar rreth 3000 refugjatë kanë humbur jetën në detin Mesdhe. Organizatat e refugjatëve janë shprehur të zhgënjyera. Ata kishin bërë thirrje në Itali që të vazhdojë përkohësisht misioni “Mare nostrum”.
Si anëtar i Shengenit, edhe Zvicra do të jetë pjesë e misionit evropian “Triton”. Autoritetet në Zvicër do të dërgojnë roja kufitare në Itali.
Italia për çdo muaj ka shpenzuar 9 milionë € për misionin “Mare nostrum”. BE-ja parashikon për misionin “Triton” vetëm tre milionë euro.
BE-ja vetë ka pranuar se “Triton” nuk do të zëvendësojë misionin e italianëve.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











