Të tjera
Përfundon regjistrimi në Serbi, mbi 100 mijë shqiptarë të regjistruar, mes tyre edhe diaspora
Numri i shqiptarëve që jetojnë në Serbi kalon shifrën prej 100 mijë. Këto rezultate preliminare vijnë teksa edhe zyrtarisht është përmbyllur procesi i regjistrimit ku shqiptarët i janë përgjigjur në mënyrë masive. Mes të regjistruarve, mësohet se përveç banorëve rezidentë, janë regjistruar edhe shqiptarët që jetojnë në diasporë, transmeton Albinfo.ch.
Kryeshef i Administratës Komunale të Preshevës, në ditën e fundit të procesit të regjistrimit tha se në Preshevë u regjistruan 95 mijë e 5 njerëz të regjistruar, në Bujanoc 54 mijë e 506 persona të regjistruar dhe në Medvegjë 8 mijë e 475 njerëz të regjistruar.
Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë javës së kaluar provokoi duke thënë se shifra që do të dalë nga regjistrimi i popullatës nuk do të tregojë numrin real të shqiptarëve në Serbi, pasi tha se shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi.
E-Diaspora
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas










