Lajme
Përfundon votimi në Maqedoninë e Veriut, në orën 23:00 dalin rezultatet
Kanë mbaruar votimet për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, ku deri në orën 20:30, sipas KSHZ-së, të drejtën e votës e kanë ushtruar mbi 50.86 % të votuesve.
Zgjedhjet kanë qenë kryesisht të rregullta, me disa incidente të vogla. Këto zgjedhje u mbajtën në situatë pandemie, ku për votime janë vendosur rregulla strikte me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.
Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Admir Shabani, bëri të ditur se rezultatet do të publikohen dy orë pas mbylljes së vendvotimeve, pra në orën 23:00.
“Përllogaritjet tona janë se më së voni deri në ora 23:00 do të kemi një numër të konsiderueshëm të të dhënave”, tha zëdhënësi i KSHZ-së, Shabani, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1.715.263 votues.
Procesi i votimit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare për herë të parë po zhvillohet tre ditë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Në dy ditët e kaluara votuan personat e infektuar me COVID-19 dhe ato në vetizolim, si dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat në shtëpi pleqsh, të burgosurit dhe personat e zhvendosur në Qendrën e Personave të Zhvendosur.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve










