Lajme
Përgjimi i Merkelit, Gjermania i kërkon sqarime SHBA-së
Një zëdhënës i qeverisë federale ka thënë se Gjermania ka vënë kontaktet me të gjitha trupat kombëtare dhe ndërkombëtare për të kërkuar sqarime rreth rastit.
Qeveria e Gjermanisë është vënë në alarm dhe po i ndjek nga afër raportimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në partneritet me Danimarkën, kanë përgjuar zyrtarë të lartë të shteteve evropiane, përfshirë kancelaren Angela Merkel.
Një zëdhënës i qeverisë federale ka thënë se Gjermania ka vënë kontaktet me të gjitha trupat kombëtare dhe ndërkombëtare për të kërkuar sqarime rreth rastit.
Megjithëkëtë, zëdhënësi Steffen Seibert ka refuzuar të komentojë zhvillimet që lidhen me aktivitetet e inteligjencës.
Transmetuesi danez DR ka bërë të ditur gjatë ditës se Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare e kishte përdorur partneritetin me njësitin e jashtëm të inteligjencës daneze për të përgjuar liderët e shteteve fqinje. Inteligjenca daneze kishte mbledhur të dhëna mbi zyrtarë të tjerë nga Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia. Akuza të ngjashme ishin ngritur për herë të parë në vitin 2013. Pastaj, të dhënat sekrete, të zbuluara nga sinjalizuesi amerikan, Edward Snowden, pretenduan se amerikanët kishin përgjuar edhe telefonin e kancelares Merkel.
Shtëpia e Bardhë nuk i kishte mohuar plotësisht akuzat, por kishte thënë se telefoni i Merkelit nuk ishte përgjuar atëherë dhe se kjo nuk do të ndodhte në të ardhmen, raporton Ap, përcjell Albinfo.ch.
Gjermania është aleate e ngushtë e SHBA-së. Të dhënat e reja janë rezultat i një hetimi të brendshëm nga viti 2015 në Shërbimin e Inteligjencës së Mbrojtjes daneze dhe rolit të tij në partneritetin me shërbimin sekret amerikan.
Hetimi iu është referuar nëntë burimeve të paidentifikuara. Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës ka refuzuar të komentojë atë që e ka cilësuar si “spekulim” mediatik për çështje inteligjence. Ndërkaq, Qeveria franceze ka vlerësuar se çështja do të ishte tepër serioze po qe se raportet e mediave rezultojnë të jenë të sakta.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













