Kosova
Përhapja e variantit Delta, a do të ketë sërish mbyllje totale në Kosovë?
Varianti Delta është duke u përhapur me shpejtësi të madhe, andaj e vetmja mënyrë mbetet vaksinimi masiv, kështu ka thënë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi
Madje, ai tha se nuk do të ketë rritje të numrit që çon deri te mbyllja e sërishme, gjë e cila do të ishte fatale për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Ka rritje të numrit të rasteve me Covid dhe duhet të përcjellim këtë trend të rritjes edhe në ditët në vijim për me pas mundësi me konstatuar që e kemi edhe variantin Delta, i cili po përhapet me shpejtësi të madhe edhe pse si sëmundje është në formë pak më të lehtë. Nuk mund të flitet për mbyllje ose mos mbyllje. Numri i rasteve është jashtëzakonisht i vogël i të infektuarve. Por nuk mendoj se do të ketë rritje të dukshëm të numrit, i cili do të vijë deri te mbyllja e sërishme, e cila kishte me qenë fatale për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Këtë po bazoj në numrin e të vaksinuarve dhe mundësinë e vaksinimeve masive”, tha Nushi.
Sipas Nushit, mbyllje totale nuk do të ketë nëse deri në fund të vitit vaksinohet 60% e popullatës, raporton EO.
Ai theksoi se janë të përgatitur plotësisht për fazën eventuale të ndonjë vale të katërt duke marrë garancion nga drejtoria e Shëndetësisë se çdo gjë është në rregull qoftë me pajisje, teste e stafin profesional.
“Zgjidhje tjetër nuk ka përveç vaksinimit. Nëse arrijmë në 60% deri në fund të vitit që t’i vaksinojmë në tërësi popullatën, atëherë mund të themi që kemi arritur sukses në marrjen e masave kundër Covid. Ne jemi të përgatitur plotësisht për fazën eventuale të ndonjë valë të katërt dhe kemi diskutuar edhe me drejtorinë e shëndetësisë dhe kemi marrë garancione se çdo është në rregull qoftë me pajisje, teste, me stafin profesional, me rritjen e numrit të aparaturës me oksigjenoterapi dhe me QKMF që mund të rrisim. Nuk besoj që do të ketë mbyllje totale”, u shpreh Nushi.
Ai shtoi se një virus kohëzgjatjen e tij e ka 18 muaj dhe pastaj fillon rënia. “Forca e virusit do të vijë duke rënë dhe nuk besoj të ketë mbyllje në vjeshtë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër