Shqipëria
Përjashtimi i Berishës, Basha i prerë: Nuk ka kthim pas
Lulzim Basha, kryetari i partisë së PD-së u shpreh sot para mediave nga selia blu pas vendimit për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD të Sali Berishës se “aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacënueshëm”.
I pyetur mbi deklaratat e deputetit Berisha i cili tha që “Basha nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet”, kryedemokrati u përgjigj:
“Ne bashkë me gjithë shqiptarët që mezi po presin ndryshimin do bëjmë gjithcka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas”.
Deklarata e Bashës:
77 votat e sotme janë formalizimi i PPP-së Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër e dosjes 339 të Shijakut me Rrahman Rrajën të njohur për rekordet e tij kriminale janë fatkeqësia më e madhe kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP-je, i kësaj pakice, plackitësish është të pasurojnë veten e tyre të mbajnë pushtetin në kurriz të kostove të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë të bëjmë gjithcka për ti larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit e për ti kthye shqiptarëve demokracinë parlamentin e qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë.
Si i pergjigjeni akuzave qe ben Berisha se ju nuk e sillni dot PD ne pushtet?
Basha: Nuk kam asgjë për ti shtuar asaj që kam deklaruar sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me SHBA. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacënueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë e shqiptarëve e për këtë arsye ne bashkë me gjithë shqiptarët që mezi po presin ndryshimin do bëjmë gjithcka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim
I trembeni nje shkarkimi te mundshem?
Basha: Nuk ka kthim pas.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












