Shkurt.ch
Përkthim skandaloz i instagramit për Turqinë, Kosovën dhe Kroacinë
Nëse do ta shtypësh emrin “Kosovë” (trajta e pashquar në gjuhën shqipe), si “ekuivalent” në gjermanishte do të dalë fjalia “Das ist nicht gut” (Kjo nuk është mirë)
Rrjeti social i fotografive “Instagram” me funksionin e tij për përkthim automatik ka shkaktuar një skandal të vërtetë në raport me Turqinë në radhë të parë por edhe me Kosovën dhe Kroacinë. Kështu, kur në këtë shërbim shtypet butoni për përkthimin e fjalës “Türkei” (gjermanisht: Turqia) të del shprehja e njohur banale gjermane “Ich bin ein Arschloch” (diçka si: “Unë jam një trap”), shkruan blick.ch.
Përkthimi skandaloz paraqitet kur vendos pauza në mes të shkronjave dhe e shtyp flamurin turk që është i vendosur në fund të fjalës, transmeton albinfo.ch. Shumë shfrytëzues të instagramit, sigurisht, ata me prejardhje turke, kanë shpërndarë të indinjuar pamje të këtij përkthimi në mediet sociale.
Nga prova që ka bërë blick.ch rezulton se kjo shkarje nuk ndodh vetëm në përkthimin në gjermanishte. Edhe te profilet e instagramit që janë të ndërtuara mbi gjuhën angleze, fjala “Turkiye” e përkthyer të jep shprehjen “I don`t want to” (Nuk dua) e cila nuk korrespondon fare me kuptimin e fjalës së kërkuar.
Dhe, nga ky skandal, që ende nuk dihet nëse është shkaktuar nga ndonjë haker apo diçka tjetër, “pëson” edhe Kosova dhe Kroacia, transmeton albinfo.ch. Kështu nëse do ta shtypësh emrin “Kosovë” (trajta e pashquar në gjuhën shqipe), si “ekuivalent” në gjermanishte do të dalë fjalia “Das ist nicht gut” (Kjo nuk është mirë). Ndërsa në rastin kroat rezulton “Ich will nicht” (Nuk dua), që edhe po nuk pati kuptim fyes, është fjali që nuk lidhet fare me kuptimin e fjalës së kërkuar, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë, Instagrami nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim rreth kësaj anomalie.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












