Shkurt.ch
Përkthim telefonik për shërbimet mjekësore
Shërbimi i përkthimit telefonik hyn në punë më së shumti kur pacientët janë nga Eritrea, nga shtetet arabe dhe nga Ballkani
Ka një vit e gjysmë që në Zvicër, mjekët dhe pacientët kanë në dispozicion një shërbim përkthimi profesional në rast se nuk mund të kuptojnë njëri tjetrin. Në rastet emergjente, ata mund të konsultojnë telefonin, i cili u ofron përkthim adekuat në 50 gjuhë të ndryshme të botës.
Fjala ësjhtë për projektin pilot të Zyrës Federale për Shëndetësi, e cila tash ka publikuar të dhëna në lidhje me shfrytëzimin e këtij shërbimi, shkruan drs.ch. Shërbimi i përkthimit telefonik hyn në punë më së shumti kur pacientët janë nga Eritrea, nga shtetet arabe dhe nga Ballkani. Ndërsa kilinikat universitare të Cyrihut, Bazelit, Gjenevës dhe Lozanës e shfrytëzojnë më së shumti këtë shërbim. Ndër klientët e ketij shërbimi janë edhe barnatoret, ordinancat mjekësore dhe shërbimet e shpëtimit.
Të gjitha subjektet që duan të shfrytëzojnë këtë shërbim duhet që së pari të jenë të regjistruar në listën përkatëse dhe të marrin kodin e nevojshëm.
Kërkesa për përkthim vijnë edhe nga Gjermania dhe nga Austria.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026













