Bota
Përleshje mes palestinezëve dhe policisë izraelite
Përleshja ndodhi në lokacionin e shenjtë të Jerusalemit. Besimtarët myslimanë dhe policia izraelite janë përleshur jashtë një lokacioni fetar në Jerusalem, gjatë lutjeve për të shënuar festën e Kurban Bajramit.
Mjekët palestinezë thanë se të paktën 14 njerëz u plagosën, një seriozisht, të dielën, në përleshjen që ndodhi në vendin e shenjtë, i njohur si kompleksi i xhamisë Al-Aksa për myslimanët.
Policia tha se katër oficerë u plagosën, ndërsa dëshmitarët deklaruan se të paktën dy persona u arrestuan, transmeton rtv21.tv. Mijëra myslimanë u mblodhën në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit herët këtë të diel për lutjet e Kurban Bajramit.
E diela është po ashtu ditë e shënuar për hebrenjtë pasi është “Dita e vajtimit” për dy tempuj biblikë që kanë qenë në kohërat antike në këtë lokacion. Kompleksi Al-Aksa është lokacioni më i shenjtë dhe i treti për myslimanët pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite. Për një periudhë të gjatë, ky vend ka qenë epiqendra e konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës.
Një numër i madh i Palestinezëve janë mbledhur te porta e kompleksit mëngjesin e së dielës, pas thashethemeve që policia do te lejojë hebrenjtë të hynë brenda. Protestuesit janë dëgjuar duke brohoritur “Allahu-Akbar” (Zoti është i madh) dhe kanë gjuajtur me gur mbi policinë, ndërkaq forcat e sigurisë kanë hedhur granata me tym dhe plumba gome.
Në vitet e fundit, nacionalistët fetarë izraelitë kanë shtuar vizitat në këtë kompleks për të sfiduar marrëveshjen. Eksremistët hebrenj kanë bërë thirrje për rrënim të xhamisë dhe në vend të saj të bëhet rindërtimi i tempujve të lashtë biblikë.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane












