Futboll

Përleshje në Cyrih mes tifozëve zviceranë dhe italianë

Para ndeshjes ndërmjet Zurichut dhe Napolit, në qytetin zviceran janë regjistruar një sërë incidentesh, pasi tifozeritë e të dy palëve janë përleshur me njëra-tjetrën, raportojnë mediat e huaja.

Përleshja ndërmjet tifozëve është regjistruar vetëm pak metra larg stadiumit, në një rrugicë që të çon për në shkallët e tij, ndërsa tifozët janë goditur me grushte, por edhe sende të tjera të forta, përcjell albinfo.ch.

Menjëherë ka ndërhyrë policia, që ka marrë nën kontroll situatën, ndërsa për momentin nuk ka raportime për të dëmtuar rëndë.

Mediat italiane kanë raportuar se kanë qenë tifozët vendas që kanë sulmuar ata mysafirë. Edhe takimi duket mjaft i nxehtë.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave ka filluar dhe skuadra italiane po fiton 2:0, kur po zhvillohet minuta e 25-të.

Ndërkohë, në fushë po luajnë tre shqiptarë për Zurichun: Domgjoni, Kololli dhe Kryeziu.