Tematike

Përmirësohet pozita e atyre që kujdesen për familjarët e sëmurë

Tani, si të afërm nuk llogariten vetëm fëmijët, bashkëshortët dhe partnerët e regjistruar, por edhe partnerë bashkëjetues, prindërit, vjehrra dhe vëllezërit e motrat.

Ligji i ri federal për përmirësimin e përshtatjes në mes të punësimit fitimprurës dhe kujdesit për të afërmit do të hyjë në fuqi gradualisht: pjesa e parë më 1 janar, e dyta më 1 korrik të vitit 2021.

Familjarët, të cilët kujdesen për familjarin e tyre dhe që janë të punësuar mund të qëndrojnë larg punës për një kohë të shkurtër, varësisht nga nivelit i tyre i punësimit, gjegjësisht ta  reduktojnë përqindjen e punës ose të marrin pushim, transmeton albinfo.ch. Me këtë ligj krijohen të njëjtat kushte për të gjithë personat e punësuar.

Vazhdimi i pagesës së rrogave në rast të mungesave afatshkurtra në punë: Dispozitat në lidhje me mungesat afatshkurtra në punë, me qëllim përkujdesjen për të afërmit e sëmurë ose të lënduar do të specifikohen dhe zgjerohen nga janari i vitit 2021.

Tani, si të afërm nuk llogariten vetëm fëmijët, bashkëshortët dhe partnerët e regjistruar, por edhe partnerë bashkëjetues, prindërit, vjehrra dhe vëllezërit e motrat, përcjell albinfo.ch. Të gjithë ata që nuk shkojnë në punë, duke pasur për qëllim të kujdesen për të afërmit e tillë, kanë të drejtë në pagesa të vazhdueshme të pagave për një maksimum prej tre ditësh për një rast dhe një maksimumi prej dhjetë ditësh në vit.

Shtrirja e kredive të përkujdesjes: E drejta për kreditë e përkujdesjes AHV shtrihet për kujdestarët e familjes që kujdesen për një person edhe kur ai ka një gradë të ulët të pafuqisë. Në të kaluarën, kjo kërkonte një gradë pafuqie të mesme ose të rëndë.

Kujdesi për partnerin me të cilin bashkëjeton – nëse ata ndajnë të njëjtën shtëpi për të paktën pesë vjet – do të njihet në të ardhmen, ashtu si edhe kujdesi për prindërit, vjehrrat, gjyshërit, fëmijët, fëmijët e bashkëshortit, bashkëshortit dhe vëllezërit e motrat, transmeton albinfo.ch. Kreditë e përkujdesjes llogariten si të ardhura fiktive gjatë llogaritjes së pensionit AHV.

Më 1 korrik 2021 do të hyjë në fuqi pjesa e dytë e ligjit të ri federal për përmirësimin e përshtatjes së punësimit dhe kujdesit për të afërmit. Prindërit që duhet të kujdesen për një fëmijë të sëmurë rëndë ose të dëmtuar kanë të drejtë në 14 javë pushim me pagesë.

Ata mund t’i ndajnë këto pushime, t’i marrin përnjëherë ose në ditë të caktuara, veç e veç.

Ndihma e përkujdesjes paguhet sa 80 për qind e të ardhurave, por jo më shumë se 196 franga në ditë. Në të njëjtën kohë, prindërit mbrohen nga largimi nga puna dhe e drejta e tyre për pushime nuk mund të ulet.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI