Lajme
Përparim Avdili, në komitetin “kundër përmendjes së kombësisë nga policia”
Ai bën pjesë si njëri ndër katër fytyrat kryesore, në komitetin mbipartiak "2X Nein zur Nennung der Nationalität" (2 herë Jo kundër përmendjes së kombësisë)

Më 23 maj 2018, është paraqitur iniciativa popullore kantonale mbi “Përcaktimin e nacionalitetit në raportet e policisë”.
Kjo iniciativë e bërë nga SVP kërkon që policia në raportet e saj të zbulojë përkatësinë nacionale të personave të implikuar dhe, në rast të kërkesës, edhe prejardhjen e tyre të huaj, shkruan albinfo.ch. duke ju referuar shkresës përkatëse të autoriteteve të Kantonit të Cyrihut.
Por, kjo nismë popullore shkon shumë larg, sipas Këshillit Kantonal (parlamentit), prandaj ai e ka hedhur poshtë atë.
Por, më 9 mars 2020, me kërkesë të këshillit qeveritar, si kundër-propozim, parlamenti vendosi të ndryshojë ligjin e policisë, duke u kufizuar me këtë rast vetëm në emërtimin e nacionalitetit. Pra, kundër përmendjes edhe të vendit të prejardhjes për pesonat me sfond migracioni.
Ndryshimi i ligjit u bë kështu subjekt i një referendumi opsional dhe si rezultat, iniciativa do të votohet më 7 mars 2021.
Siç është shkruar edhe në albinfo.ch, synimi për përmendjen e përkatësisë dhe prejardhjes kombëtare të delinkuentëve ka qenë prej vitesh temë debati në Zvicër. Për një pjesë të debatuesve, kjo përbënte një nevojë ndërsa për pjesën tjetër, përmendja e kombësisë ishte një trajtë diskriminumi ndaj të huajve.
Politikani i FDP-së, Përparim Avdili, asamblist në Parlamentin e Qytetitm të Cyrihut është kundër iniciativës por edhe kundër kundërpropozimit të Qeverisë së Kantonit. Ai i konsideron, të parën diskriminuese dhe të dytën, joefektive.
Për këtë arsye, Avdili, i cili është i njohur për shumë iniciativa të frytshme në asamble e jashtë saj, thotë për albinfo.ch se bën pjesë si njëri ndër katër fytyrat kryesore, në komitetin mbipartiak “2X Nein zur Nennung der Nationalität”.
Tre të tjerët në këtë komitet janë personalitete të njohura të politikës në nivel vendi dhe kantoni, për të përmendur këtu pplitikanin e njohur Daniel Jositsch (SP), deputet shumëvjeçar nacional dhe së fundi, deputet në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës.
Në listën “2X Nein” bën pjesë edhe Arbela Statovci, kryetare e seksionit të FDP-së në Wallisellen të Cyrihut.
Në vazhdim, prononcimi i Përparim Avdilit: “Unë jam kundër iniciativës dhe kundërpropozimit. Iniciativa është shumë diskriminuese, madje kërkon që zviceranët të përmendin sfondin e tyre të migrimit. Kjo do të krijonte një zviceran me dy klasa dhe është në kundërshtim me kushtetutën tonë.
Por kundër-propozimi është gjithashtu joefektiv dhe i panevojshëm. Përmendja e nacionalitetit në raportet e policisë nuk parandalon asnjë krim të vetëm. Sepse në fakt, faktorët si edukimi, socializimi etj. janë vendimtare për delikuencën e një personi. Prandaj ne duhet të krijojmë siguri përmes parandalimit të dhunës dhe realizimit të mundësive të barabarta.
Më 7 Mars unë them “2 x NEIN #nationalitäten #zuerich #polizei”
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Tesla vetura me e shitur në Austri Modeli elektrik 3 ishte vetura më e kërkuar në Austri në muajin mars....
-
Qeveria planifikon heqjen e homologimit për automjetet që vijnë nga jashtë
-
Mergim Berisha shënon golin e 10-të në Bundesligën austriake
-
21 për qind e austriakëve dëshirojnë t’i kalojnë pushimet jashtë vendit
-
Shkëlzeni u jep “një jetë të dytë” këpucëve ortopedike
Jeta në Zvicër
-
Gati për ta pirë kafenë e mëngjesit në Zvicër, hapen tarracat sot Nga sot, mund t’i shijoni kafenetë në Zvicër...
-
Paga minimale po dëmton të rinjtë në kantonin zviceran
-
Shifrat me Covid-19 këtë javë në Zvicër
-
Shkëlzeni u jep “një jetë të dytë” këpucëve ortopedike
-
Kantoni më i mirë për tatimet në Zvicër