Kosova
Përplasen Haliti e Quni për fondet e UÇK-së gjatë luftës
Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Xhavit Haliti dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, kanë pasur një përplasje me fjalë në nisje të seancës së Kuvendit. Haliti ka nisur fjalën duke thënë se Quni ka gënjyer publikisht në një emision televiziv kur ka thënë se “Haliti ka marrë 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi për UÇK-në”. Ai ka kërkuar fakte për këtë dhe ka shtuar se do të dorëhiqet nëse vërtetohet një gjë e tillë, përcjell albinfo.ch.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Qunit që ka thënë se shifrën e saktë mund ta zbulojë dhe do të publikojë në detaje ditën, datën, shifrën e gjithçka tjetër në lidhje me këto ngjarje të kohës së luftës. Haliti ka marrë sërish fjalën, duke thënë se Qunin e ka njohur vetëm pas luftës, ndërsa për marrëveshjet ekonomike ka qenë në njohuri vetëm Bujar Bukoshi, kryeministër i asaj kohe. Deputeti Quni ka kërkuar që sërish ta marrë fjalën, por nuk i është dhënë nga kryesuesi Haliti. Kuvendi më pas ka votuar për formimin e Komisionit hetimor për të hetuar rastin e gjashtë shtetasve turq. Po ashtu me shumicë votash deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për emrat e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











