Shëndetësi
Përse 20 minuta më shumë gjumë ndihmojnë në humbjen e peshës
Fjetja e 20 minutave më shumë çdo natë ndihmon në humbjen e peshës, ka gjetur një studim i ri.
Ata që qëndrojnë më gjatë në shtrat konsumojnë dy lugë e gjysmë më pak sheqer në ditë – rreth 40 kalori.
“Rezultatet tona tregojnë se më shumë që flini ju do të hani ushqime më të mira”, ka thënë Haya Al Khatib, nga Departmenti për Nutricizëm nga “King’s College” në Londër. “Më shumë kohë në shtrat është rrugë më e lehtë për të ndihmuar njerëzit me shëndetin e tyre, ushqimin dhe humbjen e peshës”.
Në studimin e ri morën pjesë 42 persona, që flenë më pak se shtatë orë për natë, transmeton Albinfo.ch. Gjysma e tyre u detyrua të mos pinte kafe para gjumit, të qëndrojnë larg telefonave dhe të mos shkojnë të uritur në shtrat. Gjysma tjetër nuk mori këshilla.
Si rezultat, ekipi i trajnuar qëndroi në gjumë për 55 minuta në shtrat dhe flinte për 21 minuta më shumë. Konsumimi i sheqernave – i gjetur në pije të gazuara, biskota e torte – ra për 10 gramë në ditë.
Dr. Wendy Hall tha se “një ndryshim i thjeshtë në stilin e jetës mund të ndihmojë në konsumimin e ushqimeve më të shëndetshme”.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit