Lajme
Austria e Sllovenia vendosën flamuj izraelitë në ndërtesat zyrtare
Në shenjë solidarizimi me Izraelin
Sot, Austria dhe Sllovenia kanë vendosur flamuj të Izraelit, krahas flamujve të tyre shtetërorë dhe flamujve të BE-së, në shenjë solidarizimi me Izraelin pas sulmeve me raketa nga militantët në Gaza, transmeton albinfo.ch.
“I dënoj me vendosmërinë më të lartë sulmet kundër Izraelit në Rripin e Gazës. Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten nga këto sulme. Për të shfaqur solidaritet, ne e kemi ngritur flamurin izraelit”, shkroi kancelari austriak, Sebastian Kurz, në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, ministri austriak i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg, deklaroi: “Asgjë nuk i justifikon mbi 1.000 raketa që Hamasi dhe grupet e tjera terroriste kanë hedhur deri më tani në Izrael nga Gaza. Ne e mbështesim fuqishëm sigurinë e Izraelit”, shkruan France24.
Po ashtu, veprim të ngjashëm si të Austrisë bëri edhe Sllovenia. Disa flamuj izraelitë u vendosën në ndërtesat qeveritare të Sllovenisë në shenjë solidarizimi.
Kryeministri slloven, Janez Jansa, shkroi: “Si shenjë solidarizimi me Izraelin, flamuri izraelit është ngritur në ndërtesat e Qeverisë së Sllovenisë. Ne i dënojmë sulmet terroriste dhe i qëndrojmë pranë Izraelit”.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














